Më shumë se 50 shkolla në Skoci, kanë marr vendim që nxënësit e tyre të marrin pjesë në një ngjarje e cila i obligon ata të kalojnë një natë duke fjetur nën qiellin e hapur.
Kjo pritet të ndodhë në muajin dhjetor me qëllimin e ndërgjegjësimit të tyre për gjendjen e të pastrehëve të cilët flenë nën yje. Për të qenë pjesë e kësaj sfide për shkollat skoceze kanë ngelur dhe vetëm 24 orë për të konfirmuar pjesëmarrjen me moton “Ne flemë jashtë” e që deri tani sipas organizatorëve janë lajmëruar si pjesëmarrës 54 shkolla.
Në total pjesë e kësaj ngjarje pritet të jenë 4,400 nxënës të cilët do të flenë nën shoqërinë e yjeve të natës në njërën ndër parqet më të njohura skoceze. Kjo sfidë ishte zhvilluar për herë të parë vitin e kaluar dhe kishte arritur të përfitonte për të pastrehët rreth 4 milionë funta.