Për Sami Khediran sezoni aktual pritet të jetë i fundit me Juventusin. Mesfushori gjerman është shndërruar në një rezervë luksi te bardhezinjtë dhe që nga shtatori ka luajtur vetëm 252 minuta. Afrimi i Aaron Ramsey do të reduktojë edhe më shumë aktivizimin e tij. 31-vjeçari ka rinovuar kontratën deri në vitin 2021 me Juven, teksa drejtuesit kanë vendosur të vlerësojnë ofertat që do të vijnë në fund të sezonit. Verën e kaluar ishin Paris Saint Germain dhe Arsenali që u interesuan për Khediran, por nuk përjashtohet edhe mundësia e transferimit në Major League Soccer.