Afrim Shkodra vazhdon karierën e suksesshme solo, vjen me projektin Kisha dashtë

19

Me tekst nga Vullnet Salihu dhe orkestrim nga Bini Diez, në clarinet Artur Qerimi dhe videoklip nga Urbangraphics kënëgëtari Afrim Shkodra vjen me një projekt të ri të cilin e ka titulluar Kisha dashtë. Balada e tij që në publikimin e parë ka marrë shumë pëlqime për shkak të një vokali të mrekullueshëm që ka këngëtari. Ai është nga Kamenica, shkollimin e mesëm në muzikë e ka bërë në Gjilan ndërsa krahas këndimit Afrimi është dhe klarinetist profesionist. Ai deri më tani ka të publikuara disa projekte me Pro Band, por si solo artist ky është projekti i dytë dhe priten dhe shumë projekte të reja në të ardhmen.