Është nga Kumanova, por që viteve të fundit merret intenzivisht me aktrim. Afrim Ismaili duke se e ka gjetur veten shumë mirë në këtë fushë, pasi deri më tani ka marrë pjesë në shumë projekte, e mes tyre edhe tek seriali Egjeli ku luan bashkë me Stupcat. Po si erdhi deri tek bashkëpunimi e si u bë pjesë e aktrimit, ai tregon në një intervistë për InfraRed të gazetës KOHA
KOHA: Ka kohë që ke nisur në fushën e aktrimit, na thuaj ku e sheh veten më së miri?
Aktrimin e dua shumë dhe më pëlqen.
KOHA: Në cilat projekte ke marrë pjesë deri më tani?
“A long way home”, “Dashuria s‘mjafton”, “Sunrise”, “Kush je ti”, dhe seriali “Egjeli”.
KOHA: Si e sheh veten në këtë drejtim, a e pëlqen aktrimin? Më shumë sikur të shkojnë zhanret horror, e vërtetë?
Jo horror nuk i dua, më shumë më pëlqejnë zhanret aksion, dramë humoret.
KOHA: Me kë bashkëpunon dhe kush të ka ndihmuar në këtë fushë?
Bashkëpunoj me të gjithë, jam tip shumë i afërt dhe për ata që më njohin e dinë që kam pamjen për filma (qesh).
KOHA: Pse pikërisht aktrimin?
Aktrimi është një gjë shumë interesante për mua, kur mendoj se më ka hapur edhe shumë punë të tjera.
KOHA: A mendon se në Maqedoni mungojnë shumë projektet filmike në shqip?
Jo, përkundrazi këtu kemi regjisorë të kalibrit të lartë dhe artistë, por këtu mungon buxheti për të bërë ndonjë gjë që duan regjisorët, por besoj që me kalimin e kohës, do të rregullohen gjërat.
KOHA: Sa mendoni se mund të ndihmoni ju që këtu të ketë sa më shumë kështu projekte?
Aftësitë e mia lidhin shumë njerëz në bashkëpunim dhe krijohen projekte të bukura.
KOHA: Të kemi parë me Stupcat e me shumë aktorë të famshëm, si i ke krijuar këto lidhje?
Vedati për mua është legjendë e humorit dhe kishim një takim rreth një pune tjetër, pasi bëmë punë, unë i tregova aftësitë e mia dhe atij i pëlqeu shumë tej mase dhe erdhi deri tek bashkëpunimi. Unë marr pjesë në shumë episode të serialit, kemi edhe një projekt tash pas “Egjelit”. (B.R)