Shkup, 4 prill – Sot kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, ka realizuar takim me drejtorin e NDI-së, Chris Henshoë. Në këtë takim miqësor e konstruktiv është biseduar për bashkëpunimin e ngushtë të mëtejshëm të BESËS me këtë Institut relevant ndërkombëtar.
Po ashtu është biseduar edhe për situatën aktuale politike në të cilën ndodhet Maqedonia, e me këtë rast kryetari i BESËS uroi që sa më shpejt Maqedonia t’i tejkalojë kontestet me fqinjët që sa më shpejt të jetë pjesë e familjes euro-atlantike.
Të dyja palët u dakorduan që takime të këtilla të ketë edhe në të ardhmen, thuhet ne komunikatën e kësaj partie.