Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot njoftoi se vaksina e re kundër malaries do të përdoret në sasi të mëdha në Kenia, Ganë dhe Malavi, ndërsa është planifikuar që midis viteve 2018 dhe 2020 të vaksinohen 360.000 fëmijë. Vaksina do të mund të japë mbrojtje të kufizuar kundër malaries. Nga kjo sëmundje vitin e kaluar në botë kanë vdekur 492.000 persona, nga të cilët 92 për qind nga Afrika, ndërsa dy e treta e viktimave janë fëmijë nën moshën pesë vjeçare.