Shoqata “Elefantët pa kufi” i ka akuzuar gjuetarët ilegalë për vrasjen e elefantëve në Botsvanë, ndërsa shkencëtarët të cilët e kanë nisur hetimin para disa javëve kanë thënë se 87 elefantë janë vrarë për shkak të fildishit, lajmëron BBC.
“Jam i shokuar. Kjo është gjuetia më e madhe e elefantëve deri tani kudo në Afrikë. Ndalimi i gjuetisë së elefantëve është marrë në vitin 2015, dhe prej atëherë numri i elefantëve të vrarë është dyfishuar”, ka thënë Mike Cheys nga Shoqata “Elefantët pa kufi”.
Siç pretendohet, një e treta e elefantëve të Afrikës kanë pësuar në 10 vjetët e fundit, ndërsa 60 për qind të elefantëve nga Tanzania janë vrarë në pesë vjetët e fundit.
Botsvana konsiderohet “streha e fundit e elefantëve” për shkak të ligjeve të rrepta të cilat kanë për qëllim ta pengojnë tregtinë ilegale me fildish.
Edhe pse nuk ekziston gardhi në kufirin ndërkombëtar, sipas të dhënave të marra në bazë të përcjelljes së elefantëve është konstatuar se ata po tërhiqen nga Angola, Namibia dhe Zambia, dhe po mbesin brenda kufijve të Botsvanës ku konsiderohet se janë të sigurt dhe ku janë rastet e rralla të vrasjes së këtyre kafshëve.
Botsvana madje përshkruhet si strehë e fundit e elefantëve për çka flet edhe e dhëna se në të jetojnë 130.000 elefantë.
“Na kanë paralajmëruar për problemin e gjuetisë ilegale dhe ne mendonim se jemi të gatshëm për këtë”, ka thënë Cheys./Insajderi