Afrikania xhongliere po bën xhiron e botës në rrjetet sociale dhe ka marrë ovacione nga të gjithë, përfshi edhe presidentin e Amerikës Donald Trump.
Lideri amerikan ka shpërndarë një video që është bërë virale të një gruaje që mahnit shikuesit me aftësitë e saj me topin.
Ai thjesht ka thënë: “E mrekullueshme!” teksa ka shpërndarë videon gjatë së shtunës.
Klipi 84 sekonda i gjatë tregon afrikanen te të tridhjetat duke xhongluar topin sikur të ishte një profesioniste. Ajo thuhet ta ketë emrin Hadhara Charles Mjeje.
Ajo fillon duke e xhongluar topin me këmbë përpara se të kalojë të bëjë stile me shpatulla, duke e mbajtur me kokë apo duke e stopuar me pjesën e prapme të qafës.
Thjeshtë mbresëlënëse afrikania që meriton të njihet nga e gjithë bota. Siç thotë edhe titulli i kripit: “Talenti shpërndahet në mënyrë të barabartë, mundësia jo.”
Talent is evenly distributed, opportunity isn’t pic.twitter.com/bWvFVLlyHN
— Akin (@AkinSawyerr) February 16, 2019