Agjencia franceze e lajmeve AFP, në një shkrim për gjendjen e romëve në Kosovë, shkruan se ata nuk trajtohen si njerëz. Sipas AFP, kryengritësit shqiptarë etnikë pas çlirimit, romët i kanë parë si fajtorë për bashkëpunimin e tyre me serbët gjatë konfliktit – një akuzë e pabazë pasi romët kanë qëndruar larg luftimeve. Por, disa prej tyre janë ballafaquar me ekzekutime derisa disa të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre që ishin plaçkitur dhe shkatërruar pas largimit të forcave serbe nga Kosova pas bombardimeve të NATO-s. AFP ka trajtuar edhe kushtet në të cilat jetojnë sot romët. Agjencia franceze citon Florim Masuricën, i cili është duke kërkuar drejtësi për të birin e tij me aftësi të kufizuara dhe i cili dyshohet se është helmuar në kampet e pasluftës të Kombeve të Bashkuara.