Shkup, 9 korrik – Aktivitet e ardhshme në lidhje me vendosjen e qendrave rajonale për arsim të mesëm profesional dhe trajnim – APT të cilat do të mundësojnë kualifikim dhe rikualifikim të të gjithë të interesuarve sipas nevojave të tregut të punës, janë tema e debatit të sotëm të organizuar në bashkëpunim me Fondacionin Evropian për Trajnim – ETF dhe Delegacionit të BE-së.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi theksoi se Arsimi i mesëm profesional dhe trajnimi është prioritet i tij si ministër edhe i Qeverisë dhe janë të përqendruar në promovimin dhe afirmimin e tij sa më të madh me masa dhe politika konkrete.
“Projekti është mbështetur me mjete të programit IPA 2 për vitin 2019, ndërsa është planifikuar edhe shumë e caktuar në buxhetin për fillimin e procedurës. Sipas dinamikës së përcaktuar do t’i ndërmarrim të gjitha aktivitetet dhe masat me qëllim vendosjen e këtyre qendrave në tre rajone edhe atë në rajonin verilindor, jugperëndimor dhe të Pollogut. Përfitimet do të jenë të mëdha dhe janë në kuadër të aktiviteteve tona për promovimin e arsimit të mesëm profesional dhe trajnimit”, tha Ademi.
Sipas Xhulian Stenli nga ETF, me projektin mbështetet puna e MASH-it në zhvillimin e qendrave rajonale për APT.
“Ne i shohim këto qendra rajonale për APT si mundësi shumë e madhe që të avancohet cilësia e arsimit në shkollat e mesme profesionale në rajonet, por edhe që të arrihet deri te punëdhënësit dhe të sigurohet se ata do të marrin nxënës të shkollave të mesme me aftësi të cilët do t’i përgjigjen nevojave të tyre. Kjo është mundësi që shkollat e mesme profesionale të bashkëpunojnë në vend që të konkurrojnë me çka do të mundësohet përdorim më i mirë i resurseve dhe do t’u përgjigjet nevojave të nxënësve të shkollave të mesme dhe të industrisë në tre rajonet”, tha Stenli.
Projekti për hapjen e qendrave rajonale për APT është pjesë e reformave për modernizimin e arsimit të mesëm profesional, ndërsa Fondacioni Evropian për Trajnim, i cili është Agjenci e BE-së, në projektin është përfshirë një vit.(koha.mk)