Kabul, 26 dhjetor – Zgjedhjet presidenciale afgane, fillimisht të caktuara për në muajin prill, do të shtyhen për disa muaj që të mundësohet kohë për zgjidhjen e problemeve teknike të cilat janë shfaqur gjatë zgjedhjeve parlamentare në muajin tetor.
“Është e nevojshme ende kohë që të verifikohen listat zgjedhore dhe të trajnohet personeli në sistemin biometrik për identifikim të krijuar me qëllim të parandalimit të manipulimeve zgjedhore”, kumtoi Abdul Aziz Ibrahimi, zëvendës zëdhënës i Komisionit të pavarur zgjedhor.
Datë e re për zgjedhjet presidenciale ende nuk është caktuar.
Zgjedhjet e fundit presidenciale, të mbajtura në vitin 2014, i shënuan kontroverset dhe akuzat për manipulime zgjedhore.
Dy kandidatët udhëheqës, Ashraf Gani dhe Abdula Abdula, zhvilluan garë të pavarur zgjedhore e cila hyri në rrethin e dytë. Para publikimit të rezultateve nga rrethi i dytë, Abdulla nxori pretendime për manipulime masive zgjedhore dhe paralajmëroi se do të ketë protesta të mëdha popullore.
Sekretari i atëhershëm amerikan i shtetit Xhim Keri intervenoi në kontestin dhe ndihmoi për formimin e Qeverisë së bashkimit kombëtar, duke e siguruar komisionin zgjedhor ta shtyjë publikimin e rezultateve nga rrethi i dytë në të cilin Gani ishte para fitores.
Gani u emërua për president të shtetit, ndërsa Abdulla mori funksion të ri si president i pushtetit ekzekutiv. Ajo marrëveshje duhej të zgjasë vetëm dy vjet, por vazhdoi deri në ditën e sotme, duke rezultuar me Qeveri të komprometuar me ndarje të thella të cilat e lënë të paaftë që të përballet me talebanët gjithnjë e më të fuqishëm.