Kabul, 28 nëntor – Në përleshjet e forcave qeveritare afgane dhe kryengritësve në provincën jugore Helmand, janë vrarë së paku 30 civilë dhe 16 luftëtarë talebanë, përderisa gjashtë janë lënduar në një sulm të koordinuar ndaj forcave të sigurisë në Kabul, kumtuan sot autoritetet lokale.
Atahullah Afgan, i cili është në krye të këshillit provincial, deklaroi se pjesa më e madhe njerëzve në Helmand, në mesin e të cilëve ka gra dhe fëmijë, kishin pësuar gjatë një sulmi në erë të një shtëpie mbrëmjen e së martës, gjatë operacioneve ushtarake në provincën.
Në kumtesën e zyrës së guvernatorit në Helmand, theksohet se janë vrarë edhe 16 talebanë dhe theksohet se vijon hetimi që të konfirmohet numri i viktimave.
Në Afganistan sot ka ndodhur edhe një sulm në të cilin, sipas zëdhënësit të shefit të policisë në Kabul Bashir Muxhahid, janë lënduar së paku gjashtë persona.
Të gjithë gjashtë personat janë lënduar në një sulm të koordinuar ndaj forcave të sigurisë në kryeqytetin e Afganistanit, ndërsa pastaj janë transferuar në spital, shtoi ai, duke sqaruar se një sulmues vetëvrasës me bombë e kishte aktivizuar shpërthimin, ndërsa pastaj edhe një pjesë e kryengritësve ishin përfshirë në këmbim zjarrin me forcat e sigurisë në këtë rajon.
Ai shtoi se informacionet fillestare tregojnë se caku i sulmit ishte kompania e sigurimeve “G4S”