Së paku 31 talibanë militantë janë vrarë, përfshirë një komandant lokal, dhe 9 të tjerë janë plagosur, gjatë një operacioni të ushtrisë afgane në pjesën jugore të Afganistanit, kanë thënë zyrtarët qeveritarë.
Operacioni u zhvillua në provincën Helmand, gjatë 24 orëve të fundit, ka raportuar sot Zyra për media e qverisë së Afganistanit. Në mesin e të vrarëve ishte edhe komandanti lokal taliban, Mullah Ewaz. Ministria e brendshme e Afganistanit dje ka njoftuar se forcat e sigurisë i kanë vrarë 51 militantë të armatosur në operacionet në gjithë vendin, gjatë 24 orëve të mëparshme. (REL)