Modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj para tre muajve i dha fund beqarisë. Pikërisht me 29 qershor të këtij viti ajo dhe hokeisti çek, Jakub Kindl kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, shkruan lajmi net.
Dasma ishte organizuar në Las Vegas me miqtë dhe familjarët e tyre, teksa dyshja shkëlqyen pranë njëri-tjetrit.Dhe tani, mesa duket Dreshaj është në kulmin e dashurisë gjersa rikthehet në çdo moment të martesës së saj. “Kërce me mua gjithmonë”, “Sot 3 muaj me dashurinë e jetës”, është mbishkrimi i imazheve të postuara në Instagram. Çifti kanë më shumë se 3 vite që janë në lidhje ku tashmë gëzojnë jetë të lumtur dhe të shëndoshë.
https://youtu.be/suM2Z6WN2TU