Afërdita Dreshaj tash e sa muaj i është përkushtuar vetëm jetës private.
Pasi u martua, Afërdita po vazhdon të udhëtojë në vende të ndryshme të botës bashkë me burrin, Jakub Kindl, shkruan lajmi.net.
Ajo njihet për miqësinë e mirë që ka me modelen Xhesika Berberi, me të cilën në shumë raste janë bashkë.
Përmes rrjeteve sociale, Afërdita zbuloi se qaforen prej diamanti të cilën e bart vazhdimisht e ka dhuratë prej Xhesikës.
“Gjithmonë mbaj qaforen time prej diamanti, nga Xhesika ime”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/