Shkup, 23 shkurt – “Afera Mis Ston” është vegël e re edukative që do do ta promovojë Muzeu i Luftës së Maqedonisë. Është punuar nga studentë të Fakultetit për Shkenca Informatike dhe Inxhinieri Kompjuterike-FSHIIK, me mbështetje të Këshillit britanik.
Bëhet fjalë për 3D ueb-skenë interaktive e dedikuar për nxënësit nga arsimi fillor dhe i mesëm dhe për të gjithë të cilët dëshirojnë të mësojnë më shumë për këtë ngjarje nga historia e Maqedonisë.
Vegla mund të shfrytëzohet si TIK-metodë në procesin mësimor dhe për këtë arsye sot do të promovohet para mësimdhënësve nga shkollat fillore dhe të mesme nga Shkupi. Promovimi do të vazhdojë me punëtori në të cilën përfaqësues të muzeut dhe mësimdhënës së bashku do t’i hulumtojnë mundësitë për shfrytëzim të tyre.
Studentët nga FSHIIK-ja e punuan veglën edukative “Afera Mis Ston” nën mentorimin e prof. Boban Joksimoski.