Afër 40% e popullsisë zvicerane është me prejardhje të huaj

30

Rreth 2.7 milionë njerëz rezidentë në Zvicër, kanë pasur sfond migrimi (prejardhje të huaj), sipas statistikës për vitin 2019. Kjo korrespondon me 38 për qind të popullsisë së përhershme rezidente të moshës 15 vjeç e lart, shkruan SDA. Pjesa e popullsisë rezidente me sfond migrimi është rritur vitin e kaluar për 1.3 %, duke arritur në 38 për qind.

Siç ka njoftuar të martën Zyra Federale e Statistikave (BFS), 80 për qind e njerëzve me sfond migrimi kanë lindur jashtë Zvicrës dhe për këtë arsye konsiderohen pjesëtarë të brezit të parë, transmeton albinfo.ch. Sipas shifrave të reja të BFS-së, këta njerëz janë në pozitë më të keqe sesa popullsia pa sfond migrimi, për sa i përket integrimit në tregun e punës. Shkalla e papunësisë për gjeneratën e parë është më shumë se 7 për qind që i bie pothuajse tri herë më e lartë sesa ajo për popullsinë autoktone, vendëse.

Edhe në mesin e grave migrante të brezit të dytë ose më të lartë, shkalla e papunësisë është dukshëm më e lartë, rreth 6 për qind. Siç shkruan BFS, sfondi i migrimit nuk është “kurrsesi i vetmi faktor shpjegues” për dallimet, pra ato varen edhe nga faktorë tjerë si gjinia, mosha, arsimimi etj. Siç shkruan më tej BFS, 36 për qind e njerëzve me prejardhje të huaj kanë shtetësi zvicerane, nga 10 për qind janë gjermanë dhe italianë. Pastaj vazhdon lista me portugezët, francezët dhe kosovarët.

Comments are closed.