Shkup, 21 mars – Afati përfundimtar për ndërtim të pjesës së autostradës Kërçovë – Ohër të ndërtohet 30 qershori i vitit 2021, parashikon teksti i aneks marrëveshjes për ndërtim të kësaj pjese, të miratuar në seancën e djeshme qeveritare.
Siç deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski vendimin për firmosje të aneks marrëveshjes për ndërtim të këtij aksi të autostradës është me kërkesë të organit mbikëqyrës, ndërsa nevoja për vazhdim të afatit për ndërtim të këtij projekti kapital është për shkak të mosharmonizimit të dokumentacionit projektues me kushtet reale në terren, si dhe gjeologjinë e pandryshueshme në terren e cila nuk përgjigjet me gjeologjinë e paraparë në projekt.
“Për këtë arsye nevojitet ri-projektim i zgjidhjeve të tuneleve të të gjithë pjesëve, të disa urave, mureve mbështetëse, mbikalime, nënkalime, lëshime të pllakave dhe gypave, pastaj dokumentacion të kompletuar projektues për nëntë unaza, si dhe përpunim i dokumentacionit projektues për pozicione që nuk janë paraparë në projektin themelor, ndërsa është dashur të parashikohen për shkak të funksionimit të domosdoshëm dhe të rregullt të autostradës. Gjithë kjo shkakton edhe punë plotësuese dhe të reja, ndërsa me këtë edhe vëllim të rritur të punës i cili esencialisht ndikon mbi vazhdimin e afatit, por edhe implikime të rëndësishme financiare në vlerën përfundimtare të autostradës”, tha Sugareski.
Ai theksoi se ky aneks i dedikohet vetëm për vazhdimin e afatit të ndërtimit, ndërsa ende bëhen analiza gjithëpërfshirëse për mjetet plotësuese të cilët do të ishin të nevojshme.
Ministri Sugareski theksoi se fillimisht nevojitet të realizohet ri-projektim i të gjithë punëve, ndërsa ekip profesionist në bashkëpunim me organin mbikëqyrëse do të japë çmim konkret plotësues të kushtimit të autostradës.
Vendimi për nevojën për miratim të ligjit për plotësim të Ligjit për realizim të projekteve infrastrukturore për ndërtim të aksit të autostradës Kërçovë – Ohër është sjellë në seancën e djeshme qeveritare, ndërsa ligji pritet të hyjë në procedurë kuvendore dhe në procedurë të shkurtuar deputetët ta votojnë.
Në pyetjen e gazetarëve, ministri Sugareski theksoi se ndërtimi i autostradës është interes kryesor i shtetit dhe ai duhet të vazhdojë, për shkak se mbi 50 për qind tanimë është ndërtuar. Ai nuk dëshiroi të spekulojë se sa do të jenë mjetet plotësuese për kryerje të punëve të parapara me aneksin dhe tha se sipas tij në qoftë se të gjithë lëshimet të cilat tani janë të pranishme do të ishin mënjanuar në fillim të projektit, autostrada do të kushtonte më lirë.
Me marrëveshjen fillestare të arritur me kompaninë kineze Sinphidro ndërtimi i autostradës duhej të kushtojë 374 milionë euro, ndërsa autostrada duhet të përfundonte në janar të vitit 2018.