Shkup, 20 nëntor – Aati për paraqitje për Konkursin e 15-të për çmimin e sivjetëm “Zhan Mone” skadon sot.
Delegacioni i BE-së në Maqedoni muajin e kaluar e shpalli konkursin e 15-të për çmimin “Zhan Mone” për arritjet më të mira në mbulimin e temës “BE për TY?”.
Çmimi do të ndahen në kategoritë: storja më e mirë e gazetarëve (për storje të publikuara në mediat e shtypit/ose në internet), fotografia më e mirë e reporterëve (për fotografi të publikuara në mediat e shtypit dhe/ose në internet) dhe fotografia më e mirë amatore.
Krijimet të cilat do të marrin pjesë në këtë kategori janë storje të autorëve në temë “BE për TY”, të publikuara në gazetat kombëtare, revista dhe në ueb-faqet, në periudhën midis 20 nëntorit të vitit 2016 dhe 19 nëntorit të vitit 2017.
Storjet duhet të jenë në temën “BE për TY?”, të jenë të publikuara në periudhën midis 20 nëntorit të vitit 2016 dhe 19 nëntorit të vitit 2017 dhe të jenë të nënshkruara me emrin e vërtetë të autorit, i cili duhet të jetë shtetas i Maqedonisë.
Kopje nga storjet e gazetarëve në pdf format digjital, së bashku me deklaratën në formë të shkruar, të nënshkruar nga autori, me të cilin garanton se është autor i storjes, duhet të dërgohen në adresën elektronike [email protected] më së voni deri më 20 nëntor të këtij viti në orën 18:00.
Ndarja solemne e çmimeve do të mbahet më 14 dhjetor të këtij viti.