Shkup, 31 tetor- Sot është afati fundit për aplikim për bursat për nxënësit e shkollave të mesme të cilët nxënësit mund të aplikojnë në Fondacinion Albiz. Do të ndahen gjithsej 40 Bursa për nxënës të shkollave të mesme për vitin shkollor 2017/2018. Të drejtë për aplikim në këtë konkurs kanë nxënësit e shkollave të mesme në Republikën e Maqedonisë: Gjimnazet; Medresetë; Shkolla e mesme Ekonomike; Shkolla e mesme Elektroteknike; Shkolla e mesme e Makinerisë; Shkolla e mesme e Mjekësisë; Shkolla e mesme Bujqësore; Shkolla e mesme e Tekstilit; Shkolla e mesme për Ndërtimtari; 1Shkolla e mesme Kimike dhe Teknologjisë; Shkolla e mesme Elektroteknike; Shkollat tjera të mesme publike në Maqedoni. Kriteret që duhet ti plotësojnë kandidatët: Të jenë nxënës të vitit të II, III dhe IV; të jenë nxënës të rregullt; të mos kenë përsëritur gjatë shkollimit; të mos jenë shfrytëzues të bursave ose kredive nga ndonjë institucion apo ndërmarrje tjetër. Vlera e bursës për nxënësit për vitin shkollor 2017/2018 do të jetë 1.800,00 denarë. Bursat ndahen gjatë tërë vitit shkollor 2017/2018 përkatësisht 9 muaj, aq sa zgjatë viti shkollor. Më tepër informata klikoni këtu.