Shkup, 1 shkurt – Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural për plotësisht 15 ditë e vazhdoi afatin për aplikim për masën 3 “Investime në mjete materiale për përpunimin e prodhimeve bujqësore dhe të peshkut” që financohet nga Programi IPARD 2. Në vend se deri më 11 shkurt, të gjithë të interesuarit, aplikacionet do të mund t’i parashtrojnë deri më 26 shkurt. Afati është vazhduar me kërkesë të palëve të interesuara.
Nga AFBZHR informojnë se do të mund të merren makina, pajisje për përpunim të prodhimeve bujqësore (nga prejardhja e bimëve dhe kafshëve), si dhe të ndërtohen objekte të reja po të rikosntruohen ato ekzistuese për kapacitete përpunuese, me qëllim të avancimit të agro sektorit vendor dhe arritjes së standardeve të BE-së. Hollësitë për Konkursin publik janë publikuar në ueb-faqen e Agjencisë, përkatësisht mund të merren në http://www.ipardpa.gov.mk.