Oda e Ekonomisë thotë se vitet e kaluara kanë qenë të mbushura me sfida të mëdha sepse kanë kaluar nga kriza në krizë, duke filluar nga kriza me virusin korona të pasuar nga kriza energjetike dhe sot me krizën ushtarake si pasqyrim i ngjarjeve në Ukrainë
Zenel MIFTARI
Shkup, 1 korrik – Dy nga shoqatat më të mëdha të biznesit në vend i kanë dërguar një sërë kërkesash Qeverisë për të zbutur pasojat e krizës. Oda Ekonomike e Maqedonisë vlerëson se nevojitet një strategji shtetërore që kompanitë të mbijetojnë këtë periudhë krize dhe të vazhdojnë të funksionojnë normalisht. Nga Unioni i Odave Ekonomike, kanë deklaruar se shumica e kompanive janë të prekura nga turbulencat disavjeçare, të shkaktuara nga kriza shëndetësore, ekonomike, energjetike, tani edhe nga kriza ushtarake. Qëndrimi i Qeverisë është se në këtë periudhë disavjeçare në vazhdimësi e kanë ndihmuar ekonominë e vendit me masat e duhura. Kriza aktuale në të cilën ndodhet ekonomia e vendit është një nga krizat më të mëdha që ka përjetuar vendi që nga pavarësia.
Oda e Ekonomike thotë se vitet e kaluara kanë qenë të mbushura me sfida të mëdha sepse kanë kaluar nga kriza në krizë, duke filluar nga kriza me virusin korona të pasuar nga kriza energjetike dhe sot me krizën ushtarake si pasqyrim i ngjarjeve në Ukrainë. Sipas tyre, burimet tradicionale të energjisë janë ndërprerë, zinxhirët e furnizimit janë ndërprerë, kërkesa ka rënë dhe bota po përballet me një krizë të madhe ushqimore. Nga atje thonë se e rëndësishme është që shteti të sillet realisht sikur është në krizë. “Neve na nevojitet që shteti të krijojë shtabe krize, të cilat do të ndihmojnë për të mbijetuar bë këtë periudhë, sepse nëse mendojnë ta ruajmë standardin e qytetarëve, paralelisht me këtë duhet ta ruajmë edhe ekonominë për një kohë të gjatë. Nuk duhet theksuar se shteti ka nevojë për burime të reja energjie, shteti ka nevojë për një politikë aktive në fushën e burimeve alternative të energjisë, shteti ka nevojë për një strategji e cila do t’i lejojë kompanitë të mbijetojnë gjatë kësaj periudhe dhe të krijojë kushte për funksionim të mëtejshëm”, thonë nga Oda Ekonomike.
Afaristët nuk kanë pritshmëri të larta optimiste dhe ata besojnë se pasojat do të ndihen të paktë dy deri në tre vjet pas përfundimit të krizës dhe më së shumti kjo do të ndihet në energjinë, ushqimin, plehrat, metalet dhe inflacionin.
Këto janë problemet kryesore për të cilat biznesmenët kërkojnë zgjidhje: “Shtrenjtimi i rrymës elektrike që po prokurohet në tregun e lirë me çmimin e bursës ku dhe shpenzimet e kompanive janë rritur dhe është për e pa përballueshme por që ne tashmë kemi ofruar një zgjidhje të propozuara. Rritja drastike e çmimeve të ushqimit bazë, reagim për ndryshimet e propozuara në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, me procedurë të shkurtuar, politikë e qëndrueshme tatimore dhe rimbursim në kohë i TVSH-së për kompanitë, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme në kushtet e pasigurisë dhe paparashikueshmërisë për ruajtjen e një likuiditeti të tillë. Nevojë urgjente për korrigjim të Ligjit për ditën e dielën – ditë jopune”, thonë nga Oda Ekonomike.
Nga Shoqata e Odave Ekonomike, nga ana tjetër, thonë se tashmë janë evidentuar problemet me të cilat ballafaqohet sektori i biznesit, të cilat zakonisht rrjedhin nga ndërprerja e burimeve tradicionale të energjisë dhe rritja e çmimit të energjisë ku dhe janë shkurtuar zinxhirët e furnizimit. Ku dhe nga ana tjetër, siç thanë ata është ulur edhe kërkesa, është rritur pasiguria të cilët kanë ndikim serioz dhe negativ në ekonominë e vendit.
Mendimi i afaristëve është se shuma që Qeveria ka lënë mënjanë në këto vite krize për të mbështetur ekonominë është më e ulëta në krahasim me atë që kanë marrë nga vendet e tyre kompanitë e vendeve të rajonit.