(Në prag të Kongresit 14 Ballkanik ndërkombëtar për cilësinë në arsim)
Nga Xheladin MURATI
Cilësia në arsim është temë dhe problem shumë i analizuar, përfolur e studiuar kohët e fundit. Ajo i ashpërson kriteret e programeve, të përgatitjes së mësimdhënësve dhe zgjedhjen e tyre për punë në institucione me nxënës dhe student. Dhe ne këtu operojmë me dy terma: A është e mundur te sigurohet cilësia në arsim dhe e dyta, (A) është e pamundur të mposhtet jocilësia. Kjo e dyta është edhe titulli i trajtesës tonë.
(Me datë 5-7 shtator 2019 në Ohër mbahet Kongresi i 14 Ballkanik ndërkombëtar për arsim dhe shkencë në temën boshte: Cilësia në proceset bashkëkohore arsimore. Kumtesa ime e pranuar mban titullin “Cilësia e arsimit fillon nga mësonjëtorja, studim empirik”. Përgjigjja që presë nga kongresi është: të sjellë një definicion për cilësinë dhe strategji për ngritjen e tij?).
Në shkollën bashkëkohore, cilësia e mësimit mbahet një nga shtyllat më themelore të funksionimit të sistemit arsimor dhe të konsistencës së tij ndaj përparimit. Cilësia dhe arsimi janë dy komponente që integrohen në mënyrë konstante me njëra-tjetrën, duke iu shmangur, por edhe duke depërtuar në të njëjtën kohë te njëra-tjetra. Sa këto shmangen dhe depërtojnë është pyetja dilemë: si të sigurojmë cilësi në arsim?
PREMISAT
Për të trajtuar temën në fjalë kam parashtruar premisat vijuese: 1. Cilësia në arsim varet nga vetëdija e përbashkët; 2. Cilësia në arsim nuk njehë përkatësi etnike; 3. Ato që nuk e kuptojnë rëndësinë e cilësisë e varfërojnë shumicën e nxënësve. 4. Cilësia e arsimit është thelbësore edhe për t’u kyçur në sistemet e përparuara arsimore të shoqërive evropiane. 5. Prioriteti kryesor i arsimit është ngritja e cilësisë në të gjitha nivelet e tij.
Duke pasur parasysh këto premisa, nuk është e habitshme pse arsimtarët janë më të ndjeshëm ndaj dallimeve që paraqiten nëpër shkolla dhe gjejnë arsye e bëjnë përpjekje për të arsyetuar dallimet. Sidoqoftë, cilësia në arsim duhet të ketë standardin e duhur, që e bën diferencën, për të thënë pa asnjë dyshim se ajo ekziston në nivelin e duhur ose nuk ekziston.
QASJET DHE ASPEKTET
Dikur cilësia në arsim kishte vlerë implicite, ajo nuk matej sepse ajo ekzistonte, sot ajo ka peshë dhe vlerë strategjike sepse nuk ekziston dhe duhet dëshmuar me instrumente matëse sa ekziston. Përndryshe në kornizën globale kjo është çështje shumë aktuale e cila diskutohet veçanërisht në dekadën e fundit në kornizën evropiane ku vërehet tendencë e mëtutjeshme e rritjes së cilësisë në arsim.
Ideja që njerëzit e formojnë për cilësinë në çdo fushë, dhe në rastin tone në arsim, si fushë e veçantë e bazuar në dije, kulturë, njohje, me të cilën duhet të jenë në gjendje jo vetëm të qeverisin veten, por të trasojnë rrugë për zhvillim të të gjithëve, ka diktuar që sot me të madhe të flasim për cilësinë në arsim. Por kjo, në mënyra të ndryshme ende nga shumë njerëz nuk kuptohet plotësisht. Dhe kjo na bën të flasim për jocilësi në arsim. Ende bartësit e arsimit nuk e kuptojnë mirëfilltë se jocilësia ka të ngjarë të varfëroj popullatën dërmuese të nxënësve dhe kjo mund të çoj në shpërbërjen e sistemit të dijes dhe vlerave të arsimit.
Cilësia në arsim duhet të përbën bazën e politikave profesioniste arsimore, të cilat garantojnë luftën kundër jocilësisë. Në fakt, cilësia është termi i përbashkët që duhet ti bashkon bartësit e arsimit dhe politikat arsimor.
Jocilësia kryesisht vjen për shkak të efektit të dobët të punës pedagogjike në ambientin shkollor. Efikasiteti i dobët i mësimdhënies, puna tradicionale, mungesa e klasave bashkëkohore, përmbajtje jocilësore, programe të mbingarkuara, tekste shkollore joefikase e të ngjashme janë normalisht një përcjellës i dobët i cilësisë. Cilësia duhet të përkrahet fuqimisht, sepse ndikimi i saj është shumë i rëndësishëm, kurse jocilësia të humbet si termë. Cilësia na bën shumë të ndjeshëm ndaj dallimeve mes një grupit dhe atyre jashtë grupit, mes një kombi dhe atyre jashtë kombit. Cilësia është jetike për mbijetesën.
Kur bëjmë fjalë për cilësinë dhe njëherësh për jocilësinë në arsim është lehtë të mbështetemi në tregues të thjeshtë, pra pse duket cilësia e pamundur, pse cilësia duket ndryshe brenda dhe ndryshe nga jashtë.
Edhe deri tani cilësia nuk ka qenë tabu temë, por sot ajo është aktualizuar shumë, sa që është nismë e çdo nisme në arsim. Si proces i rëndësishëm arsimor është bërë tërheqje e qëndrueshme për të gjithë shoqërinë. Në fakt elementet përcaktuese që e përbëjnë cilësinë janë niveli dhe struktura e diturive, sasia e vlerave, qëndrueshmëria e diturive, kultura që ka fituar nxënësi. Më e rëndësishmja, cilësia është vlerë që të gjithë e konsiderojnë si element të shkallës së lartë të të arriturave. Cilësia nuk është element i imagjinuar, përkundrazi element që e njohin dhe e pranojnë të gjithë. Këto dy elemente qëndrueshmëria e diturive dhe vlera e tyre përbëjnë shpjegimet se cilësia në arsim ka vlerë të madhe strategjike si për ekonominë ashtu edhe për shoqërinë në përgjithësi.
Vetëm të panjohurit nuk e njohin mbase edhe vetë nuk kanë cilësi e vlera dijeje. Ato që nuk e njohin cilësinë atë edhe vetë nuk e krijojnë mbase atyre ky element u mungon dhe si të tillë prodhojnë jocilësi. Në fakt fuqia e jocilësisë mbështetet pjesërisht te ato që nuk prodhojnë cilësi. Po shtrohet pyetja: sa është ky numër, apo kjo pjesë e madhe? Është numër dominues prandaj është e pamundur të mposhtet jocilësia. Dhe këtu lind zhgënjimi i madh. Duke pasur parasysh presionet konkurruese të cilësisë së arsimit në shoqërinë tonë, por pa autoritet qendror nuk do të ketë edhe cilësi. Cilësia në arsim kërkon nxitje të fuqishme për të inkurajuar nxënësin, studentin, mësimdhënësit që brenda tyre të krijojnë cilësi, të krijojnë vlera, nivel e strukturë diturie.
Vetëm me cilësi në arsim nxënësit do ta sigurojnë mbijetesën dhe autonominë e tyre. Jocilësia do të çon në humbje, në paperspektivë. Nuk duhet stimuluar jocilësia, për të forcuar veten duhet përkrahur cilësia. Por edhe pse cilësia favorizohet, ky numër i mësimdhënësve është për arsimin ende shqetësues. Sepse, është e pakuptueshsme që ende ka mësues, ligjërues, arsimtar pa kompetenca profesionale e shkencore, që kanë diploma pa mbulesë me dije. Disa nga mësimdhënësit janë të motivuar me performance të dobët të dijes, dhe nuk mund të hynë në luftë kundër jocilësisë. Kjo nuk ka të bëj vetëm me politikën arsimore por edhe për vetë mësimdhënësin. Kjo në thelb nënkupton se mësimdhënësit janë të paaftë për të marrë vendimet në aspektin kryesor të arsimit – rritjen dhe sigurimin e cilësisë.
Dhe këtu lind pyetja: Por, përse duhet të shqetësohemi për këtë fenomen siç është cilësia në arsim, e paqëndrueshme por e fuqishme?Por për ta bërë cilësinë realitet duhen institucione arsimore (shkolla, fakultete) dhe arsimtar në to, të cilët në favor do të kenë diturinë, cilësinë, vlerën e të ngjashme. Dhe kjo për arsye se: Së pari, për shkak se cilësia përfshinë pjesën më të madhe të arsimtarëve, puna e të cilëve dikton cilësi. Së dyti, se pjesa e cila fletë për cilësi, por nuk janë përfillës të saj dhe as që e çajnë kokën për te, e mbajnë trendin në arsim. Së treti, sigurimi i cilësisë në arsim nuk mund të hyjë në proces kompromisi, ajo është kërkesë e shoqërisë dhe e shtron arsyen e përgjegjësisë.
Pra pjesa e mësimdhënësve të arsimuar mirë e me standard vlerash e përkrahin cilësinë në arsim, pa alternativë dhe ato mbeten një forcë aktive dhe e qëndrueshme për të siguruar cilësi, ndërsa pjesa e dytë jo vetëm që shprehin skepticiëm por edhe nuk angazhohen për arritjen e cilësisë së merituar.
Sidoqoftë, cilësia në arsim nuk do të mposhtet në tërësi. Kjo edhe për faktin se ekziston skepticizëm te shumica e mësimdhënësve në lidhje me gatishmërinë e tyre për të siguruar cilësi në arsim. Prandaj, sfida është të njohim vlerat dhe peshën e tij, të njohim rëndësinë e cilësisë dhe të punojmë në drejtim të afirmimit të cilësisë si koncept, praktikë, teori dhe si kërkesë e domosdoshme e politikës arsimore e kombëtare. Arkitektët ose projektuesit e arsimit duhet të bëjnë investime të zgjeruara dhe përmirësime të vazhdueshme për të ngritur nivelin e cilësisë. Ndërsa koncepti i cilësisë vazhdon të zhvillohet madje është e pranishme një valë e re arkitektësh që do jenë të ngarkuar në hartimin e strategjive dhe për të projektuar se si arsimi të bëhet më cilësor. Shkurtimisht, arkitektët tradicional të arsimit dhe projektuesit që e njohin sot arsimin do të rimendohen krejtësisht në favor të cilësisë.
PËRFUNDIM
Si përfundim mund të them se ne jetojmë në një shoqëri me cilësi të kufizuar apo jocilësi të fuqishme, që nuk do të përmirësohet së shpejti, dhe pranimi i këtij fakti përmban një mbështetje të fortë për të ndërtuar një politikë arsimore më realiste dhe më përmbajtësore. Për të ndërtuar një strategji konkrete e më konsistente për të arritur dhe siguruar cilësinë në arsim.
Jocilësinë duhet luftuar me ngulm duke filluar nga programet mësimore, nga tekstet shkollore, nga personeli arsimor i cili nuk zotëron kompetenca profesionale, shkencore e personale, nga përgatitja e arsimtarëve të ardhshëm dhe motivimi për punë. Të ndërtohet koalicion global kundër jo cilësisë jo vetëm mes shkollave, por edhe mes institucioneve të tjera, shoqërisë dhe mësuesve, të cilët e kanë kuptuar sfidën e cilësisë në arsim. (koha.mk)