Londër, 3 prill – Aeroporti i Londrës Hithrou paralajmëroi se për shkak të numrit të zvogëluar të fluturimeve në krizën me koronavirusin do ta mbyllë njërën prej dy pistave, duke e përcaktuar si prioritet transportimin e materialeve mjekësore.
“Qëllimi është të përforcohen rezistenca dhe siguria e të punësuarve, pasagjerëve dhe ngarkesa e pandemisë Kovid-19”, deklaroi zëdhënësi i Hithrou.
Zëdhënësi tha se aeroporti do të jetë i hapur madje edhe nëse në botë ka numër dukshëm më të vogël të fluturimeve.
Hithrou pret rritje prej 53 për qind të transportimit të ngarkesës në nivel javor pasi për prioritet e përcaktuan transportin e materialeve mjekësore, shkruan në letrën e një zyrtari të Hithrou.
Nga Hithrou pohojnë se aeroporti është aeroporti më i frekuentuar në botë, me mbi 80 milionë pasagjerë për vitin 2019. Numri i përgjithshëm i aeroplanëve që kanë fluturuar nga Hithrou vitin e kaluar është 475.600.