Shkup, 29 korrik – Aeroporti ndërkombëtar në Shkup gjatë dekadës së kaluar shënon rritje të lidhjes me aeroportet e tjera në botë prej 119,1 për qind, tregojnë të dhënat e Këshillit ndërkombëtar të aeroporteve (ACI), njofton Koha.mk
Siç njoftoi portali i specializuar për avioqarkullim exyuaviation.com, me rritjen e tillë aeroporti i Shkupit radhitet në vendin e dytë mes aeroporteve në kryeqytetet e ish republikave jugosllave, pas Podgoricës, e cila shënon rritje në periudhën 2019 – 2009 prej 284,8 për qind.
Pas Podgoricës dhe Shkupit, vijon aeroporti në Sarajevë me rritje dhjetëvjeçare të lidhjes prej 109,3 për qind.
Në këtë listë nuk është përshirë aeroporti në Prishtinë.
Në pjesën me Maqedoninë e Veriut thuhet se vendi gjatë dekadës së fundit shënon rritje të konsiderueshme të numrit të udhëtarëve, në çka në masë të madhe kanë ndikuar linjat e “Viz-er”-it.
Ndryshe, lider në listën e aviolidhjes më të mirë mes vendeve nga Evropa është Spanja, para Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Turqisë. (koha.mk)