Uashington, 29 janar – Persona zyrtarë afganë konfirmuan se rrëzimi i aeroplanit ushtarak amerikan Bombardier E-11A që ndodhi pardje në provincën Gazin të Afganistanit, ndodhi pas parregullsisë teknike të motorit.
Galum Masum, drejtor i Drejtorisë afgane për aviacion civil, për televizionin 1TV deklaroi sot se aeroplani është rrëzuar për shkak të problemit teknik – gjendja jo e rregullt e motorit.
Më pas, ai sqaroi se të punësuarit e drejtorisë, “ndodheshin në komunikim të vazhdueshëm me pilotin e aeroplanit mu prej fillimit të paraqitjes së problemit dhe aeroplanin e kahëzuam drejt aeroportit më të afërt”. Shërbimi dispeçerik ka shpresuar se piloti mund të aterojë në aeroportin e qytetit Sharan, por nuk pati sukses.
Siç ishte kumtuar më parë, grupi terrorist i talebanëve që ditën e njejtë kur u rrëzua aeroplani kumtoi se ai ishte goditur prej tyre dhe se në të ndodheshin zyrtarë të lartë të Agjencisë qendrore të zbulimit të SHBA-së.
Megjithatë, një grup i ushtarëve amerikanë i cili ia doli të mbërrijë në vendin e fatkeqësisë, i gjeti mbetjet e vetëm dy pilotëve. (koha.mk)