Paris, 8 maj – Zëdhënësi i kompanisë ajrore ErFrans kumtoi se aeroplani i cili ka fluturuar nga Parisi drejt Mumbait ka ateruar urgjentisht në Isfahan, Iran, për shkaqe sigurie.
Aeroplani ka ateruar në mënyrë të sigurt.
Flajtradar24, i cili e mbikëqyr qarkullimin ajror, paraprakisht kumtoi se aeroplani është zhdukur nga radari në afërsi të rajonit iranian Isfahan, transmeton KOHA.
“Aeroplani AF218 aktualisht nuk është në domenin e Flajtradar24. Ose është jashtë rrjetit ose ka ateruar”, qëndron në kumtesën e Flajtradar24.
Aeroplani është nisur nga Franca dhe pastaj ka fluturuar përmes Evropës dhe Azisë perëndimore. Para se aterojë, piloti ka publikuar “7700” që tregon rrezik të përgjithshëm. (koha.mk)