Aeroplani me 181 shtetas tonë nga Gjermania duhet të zbresë pas mesnate në Shkup

312

Shkup, 29 mars – Sonte në aeroportin e Shkupit duhet të arrijnë edhe 181 shtetas tonë nga Gjermania.

Ata gjenden në aeroplanin që pritet të arrijë në Shkup në ora 00:10 pas masnate nga qyteti Koln i Gjermanisë dhe menjëher do të dërgohen në 14 ditë karantinë të detyrueshëm shtetëror nëpër hotele në Maqedoni.

Ky është edhe një nga fluturimet që i organizon Qeveria për kthimin e qytetarëve tonë, të cilët gjenden në shtete të tjera.

Për nesër janë paraparë dy fluturime përsëri: për Vienë dhe Basel.(koha.mk)

Comments are closed.