Xhakartë, 29 tetor – Një aeroplan me 188 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit mbrëmë u rrëzua në det vetëm disa minuta pas fluturimit nga aeroporti ndërkombëtar i Xhakartës.
Ekipet e shpëtimit kanë gjetur mbetjet nga “Lion Er Boing 737 Maks 8” në afërsi të Karavang në provincën Java Perëndimore, rreth 70 kilometra në lindje të Xhakartës, deklaroi shefi i agjencisë kombëtare për kërkim dhe shpëtim i Indonezisë, Muhamed Sjaugi. Besohet se aeroplani gjendet në fund të detit në thellësi prej rreth 35 metra, informon