Uashington, 27 janar – Aeroplani i cili u rrëzua sot në Afganistan është i Forcave ajrore të SHBA-së, kumtoi Dejvid Golldfejn, prëfaqësues i Pentagonit.
Sipas CBS, aeroplani, sipas të gjitha gjasave, ka fluturuar mes qyteteve Kandahar dhe Kabul. Një zyrtar afgan deklaroi se mes mbetjeve të aeroplanit i kanë gjetur trupat e dy pilotëve.
Sipas burimeve të tjera, në aeroplan ndodheshin rreth dhjetë persona.
Aeroplani u rrëzua sot në provincën Gazni, e cila është nën kontrollin e talebanëve. Sipas agjencisë afgane “Paxhhvok”, përgjegjësinë për atë e morën talebanët, pesë or pas rënies së aeroplanit.
Fillimisht u kumtua se në Afganistan është rrëzuar një aeroplan udhëtarësh i transportuesit “Ariana afgan erllajns”, dhe në aeroplan ndodheshin së paku 80 persona. Përfaqësues të kompanisë e demantuan informatën.(koha.mk)