Athinë, 9 janar 2019 (MIA) – Një aeroplan nga kompania ajrore “Jurouings” (Eurowings) pas fluturimit nga Këlni me destinacion të fundit që ishte Selaniku, është goditur nga vetëtima, njoftoi kanali i tretë i televizionit shtetëror grek ERT.
Sipas informacioneve të njëjta, piloti kishte vendosur të kthehet mbrapa, aeroplani me sukses ka aterruar në aeroportin në Këln dhe asnjëri prej udhëtarëve nuk është lënduar.
Në aeroportin e Selanikut megjithatë, nga pasditja për shkak të motit të ligë dhe reshjeve intensive të borës, ka vonesë edhe gjatë fluturimeve edhe gjatë aterrimeve, ndërsa nga kompania “Fraport Gris” (Fraport Greece) u porositin udhëtarë[ve të informohen për fluturimet e tyre, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina,
“Për shkak të kushteve jo të volitshme të motit në aeroportin në Selanik, ‘Fraport Gris’ u rekomandon udhëtarëve të cilët në orët në vijim duhet të udhëtojnë me aeroplan drejt dhe nga Selaniku të kontaktojnë ose me kompaninë e tyre ajrore ose me agjencinë e tyre turistike ose ta vizitojnë sajtin zyrtar të aeroportit http://www.skg-airport.gr”, theksohet në kumtesën e aeroportit të Selanikut.