Një aeroplan është obliguar të kthehej në aeroport pasi një nënë e harroi fëmijën e saj në terminal. Fluturimi ishte nga Jeddah, Arabia Saudite për në Kuala Lumpur, Malajzi. Por, nëna thuhet se kërkoi që të bashkohej me fëmijën e saj të cilin e harroi në terminalin e Arabisë Saudite. Thuhet se piloti kërkoi nga kontrollorët e trafikut ajror leje për t’u kthyer në aeroport. Në një video që është publikuar, piloti dëgjohet duke thënë: “Zoti qoftë me ne. A mund të kthehemi apo çfarë?”. “Një pasagjere la fëmijën e saj në terminal dhe refuzon të vazhdojë fluturimin”. Dhe operatori thotë: “Mirë, kthehu të porta. Kjo është një ngjarje e re për ne”. Nuk dihen ende rrethanat se si nëna e la fëmijën në terminal.