Aeroplan i vogël CX-2000, i dedikuar për trajnim të pilotëve ushtarak, gjatë ditës së hënë ka aterruar në rrugë në kryeqytetin peruan, Lima.
Për shkak të problemeve teknike, piloti është dashur të lëshojë aeroplanin dhe nuk ka mundur të kthehet prapa në aeroportin ushtarak.
Ai është ndeshur me makina të parkuara në momentet kur kanë kaluar njerëz nëpër rrugë.
“Piloti ka kryer në manovrim që ka shpëtuar shumë jetë. Janë dëmtuar dy makina dhe janë lënduar dy persona me lëndime të lehta”, është shprehur shefi i policisë Maro Arata.