Një pasagjer ka filmuar momentin e frikshëm kur një aeroplan u detyrua të bënte një aterrim “të veçantë dhe shumë të kujdesshëm” në Britani të Madhe, pasi njëra gomë e tij shpërtheu gjatë ngritjes në Gjermani. Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani në fjalë u rrethua nga kamionët e zjarrfikësve kur “preki tokën” sot pak pas orës 11:00. Gjithashtu shërbimet e emergjencës u vendosën në gatishmëri pasi një nga gomat e aeroplanit shpërtheu kur u nis nga Dusseldorf. Po sipas mediave të huaja, gjithsej 42 pasagjerë ishin në bordin e aeroplanit së bashku me ekuipazhin. Dhe udhëtarët kanë dhënë fjalë miradije për pilotin i cili sipas tyre mundi që të aterronte pa ndonjë problem.