Athinë, 20 dhjetor – Një sërë çrregullimesh në hapësirën ajrore greke nga aeroplanët turq janë regjistruar sot, pas vizitës së ministrit të Mbrojtjes, Panos Kamenos në ishullin Kastelorizo, publikuan mediat greke.
Fluturimi në lartësi prej 25.000 metra lartësi i dy aeroplanëve turq F16 në hapësirën ajrore greke (FIR Athina) nuk janë paralajmëruar paraprakisht.
Çrregullimi i parë është regjistruar vetëm disa minuta pasi Kamenos u nis prej ishullit Kastelorizo që ndodhet në afërsi të Turqisë. Shkurt pas fluturimit të helikopterit të Kamenosit, disa aeroplanë ushtarak turq kanë hyrë në hapësirën ajrore greke dhe kanë fluturuar shumë poshtë në 4.000 metra, mbi Kastelorizo.
Komentet në Greqi janë se aeroplanët ushtarak turq janë përgjigje ndaj deklaratës së Kamenosit se “ai që nuk do t’i respektojë sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Greqisë, do të rrëzohet”, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Kamenos sot përmes Tuiterit të tij zyrtar, dërgoi mesazh se Greqia me sukses ballafaqohet me aeroplanët turq.
Ministri alternativ i Punëve të Jashtme i Greqisë, Jorgos Katrugalos në intervistën për Programin e parë të Radios shtetërore greke, lidhur me fluturimet e aeroplanëve turq, tha se “veprimet provokative të vendit tjetër nuk janë shembull i fuqisë, por janë shembull i izolimit, gjegjësisht shenjë dobësie”.