Aeroplanë ushtarakë izraelitë kanë sulmuar pozicione në Gaza, informoi sot Ministria e Mbrojtjes.
Paraprakisht, mediat izraelite njoftuan se palestinezët kanë hapur zjarr me minahedhëse nga Gaza dhe kanë shkatërruar një autobus në Izrael, në afërsi të kufirit. Në sulm është lënduar një person.
Televizionet izraelite transmetuan xhirime nga autobusi që digjet, ndërsa është parë edhe drita nga shpërthimet gjatë takimit të raketave nga ana e sistemit izraelit për mbrojtje antiraketore “Kupola e hekurt”
DPA mëngjesin e sotëm njofton se së paku shtatë palestinezë, mes tyre edhe komandanti lokal i Hamasit dhe një ushtarë izraelit janë vrarë në përleshjet e djeshme në pjesën jugore të Rripit të Gazës.
Përfaqësues zyrtar i Hamasit ka deklaruar se dhuna ka ndodhur pasi është shtënë në grup të armatosur nga një veturë në lëvizje, pronë e forcave të sigurisë izraelite. Forcat izraelite e kanë ndjekur grupin palestinez, ndërsa dëshmitarë okularë kanë thënë se aviacioni izraelit ka shtënë me 40 raketa në atë zonë.
Sipas personave mjekësor, shtatë persona janë vrarë, përfshirë edhe komandantin e Hamasit, Nur Baraka.
Kryeministri izrealit Benjamin Netanjahu e ka ndërpre vizitën në Paris dhe menjëherë është drejtuar drejt Izraelit për shpërthimit të dhunës përgjatë kufirit me Rripin e Gazës, ka bërë të ditur mbrëmë zëdhënësi i tij.
Si pasojë e dhunës, janë ndaluar ose riorientuar fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar “Ben Gurion” që është në fushën e qitjeve të raketave ndaj ekstremistëve palestinez në Rripin e Gazës.