Athinë, 17 prill – Dy aeroplanë ushtarak turq F-16 sot kanë shkelur në hapësirën ajrore greke, duke fluturuar mbi ishullin shkëmbor të pabanuar Mavra në Detin Egje, publikuan mediat greke, duke vlerësuar se bëhet fjalë për provokim të ri nga Turqia, transmeton KOHA.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, aeroplanët ushtarak turq janë zbuluar dhe menjëherë janë zënë nga aeroplanët ushtarak grek, sipas rregullave ndërkombëtare.
Sipas informatave të njëjta, aviacioni ushtarak grek gjatë ditës së djeshme ka regjistruar gjithsej 43 shkelje të hapësirës ajrore greke në Detin Egje nga tetë aeroplanë ushtarak turq. (koha.mk)