Moskë, 5 korrik – Aeroplanët rusë Su-27 të forcave të aviacionit në zonën jugore ushtarake tentuan të kapin Boing P-8 amerikan, i cili është afruar drejt kufirit rus,kumtoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.
Siç theksohet, ekuipazhi i aeroplanëve ushtarak rusë i është afruar metës ajrore në distancë të sigurt, duke e identifikuar si aeroplan të zbulimit amerikanë P-8A Posejdon, “i cili menjëherë e ka ndërruar drejtimin e fluturimit nga kufiri shtetëror rus”.
Incident i ngjashëm ka ndodhur edhe në mes të qershorit, kur Suhoj rus tentoi t’i kapë bombarduesit strategjik të SHBA-së të cilët fluturuan drejt kufirit rus nga Deti i Zi dhe Deti Baltik, njofton agjencia ruse TASS. (koha.mk)
Видео от подписчика. Пишут что это вчерашний перехват американского Р-8 у берегов Крыма. Наглядно видно, как близко они подлетают к полуострову. pic.twitter.com/o6QOK1pV8l
— Александр Коц (@sashakots) July 4, 2019