Aeroplanë rus “sulmuan” në stërvitjen e NATO-s
Oslo, 5 nëntor – Aeroplanë ushtarakë rus dje sulmuan në stërvitjen më të madhe ushtarake të NATO-s që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, duke rrezikuar që me një incident të tillë të shkaktojnë luftë me 29 vendet anëtare të Aleancës.
Ushtarët e anijes amerikane komanduese “Maunt vitni” u tubuan në kuvertën e anijes dhe e mbikëqyrnin fluturimin e dy aeroplanëve Ty -142 në afërsi të bregut të Norvegjisë.
Ata na mbikëqyrnin ne dhe ne i mbikëqyrim ata, deklaroi koloneli Gart Menxher nga Marina Mbretërore Britanike, përgjegjës për obligime operative të anijes së Marinës Ushtarake Amerikane.
Rusia konfirmoi se dy aeroplanë Ty-142 kishin realizuar fluturim të planifikuar paraprakisht mbi ujërat neutrale të Detit të Norvegjisë.
Pentagoni pohon se aeroplani rus kishte fluturuar 500 metra nga anija ushtarake amerikane, që është pjesë e stërvitjes më të madhe ushtarake të NATO-s, në të cilën marrin pjesë 50.000 ushtarë, 65 anije, 250 aeroplanë dhe të tjera.
Rusia javën e kaluar bëri të ditur se do të testojë raketa në rajon gjatë stërvitjes në NATO, të cilën e quajti “antiruse”.