Moskë, 25 dhjetor – Një aeroplan i tipit Ty-154 i Ministrisë ruse të Mbrojtjes me 91 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit u rrëzuan sot në ujërat e pjesës lindore në Detin e Zi njoftoi TASS. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se ekipet e shpëtimit sot në mëngjes në gjashtë kilometra nga bregu afër qytetit rus Soçi zbuluan një rrotë të aeroplanit të rrëzuar dhe një njollë më të madhe të vajit, ku u nisën më shumë anije dhe varka. Gjatë rrëzimit, në aeroplan ka pasur 83 udhëtarë dhe tetë pjesëtarë të ekuipazhit. Midis udhëtarëve kanë qenë më tepër persona ushtarakë, gazetarë, si dhe anëtar të ansamblit të këngëve dhe valleve popullore “Aleskandrov”. Aroplani është nisur nga Soçi drejt bazës ushtarake siriane “Hmejmi” në Latakia, ku janë stacionuar forcat ruse që janë përfshirë në operacionet në Siri. Arsyet për rrëzimin e aeroplanit tani për tani janë të panjohura. Sipas burimeve të aeroportit në Soçi, gjatë zhdukjes së aeroplanit nga radarët në rajon kanë mbizotëruar “kushte të mira të motit”. Një burim anonim i Ministrisë së Mbrojtjes për mediat ruse deklaroi se arsyeja më e mundur për rrëzimin e aeroplanit është problem teknik ose gabim i pilotit.