Sot prej orës 9 pa ujë do të mbeten shfrytëzuesit e zonave të larta në lagjet Aerodrom dhe Lisiçe e Re.
Siç kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, ndërprerja me ujë është për shkak të sanimit të defektit të tubit të ujësjellësit me diametër 400 mm në bul. “Boris Trajkovski” udhëkryqi me bul. “Serbia”.
Ndërprerja e ujit do të zgjat deri në sanimin e defektit.(koha.mk)