Athinë, 10 tetor – Shkupi është një nga destinacionet të cilët në vitin 2018 janë në listën e qyteteve të reja me të cilët Athina me linjë ajrore do të lidhet përmes transportuesit ajror udhëheqës grek “Aegean airlines”. Zëvendës-drejtori i kompanisë Eftihios Vasilakis në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se është planifikuar që vitin e ardhshëm të vendosen 11 destinacione të reja. Përveç Shkupit, nga aeroporti i Athinës fluturime janë paraparë edhe për në Torino, Palermo, Bolonjë, Lamezia Terme, Malaga, Bazeli, Zagrebi, Zara, Vilnusi dhe Kluzh-Napoka. Afaristët nga të dy vendet këtë verë kërkuan vendosje të linjës së drejtpërdrejt ajrore Shkup-Athinë për intensifikim të marrëdhënieve afariste midis Maqedonisë dhe Greqisë. Greqia është një nga pesë partnerët më të rëndësishëm tregtar të Maqedonisë me investime më të mëdha në bankieri, industrinë e naftës, tregti dhe tekstil. Vitin e kaluar të dy vendet kanë realizuar këmbim tregtar prej 598 milionë euro, prej të cilëve 148 milionë euro eksport dhe 450 milionë import.