Aktorja italiane Ornella Muti është rrëfyer lidhur me flirtimet që ka pasur në të kaluarën. “Kam tradhtuar vetëm një herë dhe e kam bërë me Adriano Celentano”. “Adriano nuk duhet ta kishte treguar, të paktën pa më thënë. Ta hajë dreqi. Me mua, e kanë provuar thuajse të gjithë. E kam kaluar gjithë jetën duke u mbrojtur nga meshkujt”, tha ajo në një intervistë për “Il Messaggero”. Më tej ajo flet për periudhën kur nisi karrierën kinematografike. “Xhirova filmin tim të parë ‘Nusja më e bukur’ në moshën 14-vjeçare. Nuk dija asgjë, më drejtonin të tjerët dhe vendosnin atë par mua”, tregon aktorja me sytë e bukur. Ajo flet edhe për formën fizike, “Jam në formë sepse bëj një jetë të shëndetshme, fle dhe ha në mënyrë korrekte. Nuk e fsheh moshën time”.