Futbollisti i njohur, Adriano është afër t’i kthehet fushave të gjelbra. Sipas mediave braziliane, ish-sulmuesi i Interit është afër rikthimit pas daljes në pension vite më parë. Adriano ka marrë një ofertë nga Flamengo, ish klubi i tij ne vitet 97/99. 35-vjeçari e la futbollin dhe hyri në një mafi në Brazil. Rikthimi i tij në fushën e futbollit do të ishte një lajm i mirë për tifozët e tij. Kujtojmë se Adriano bëri bujë sa ishte te Interit gjatë viteve 2004-2009, ku bëri afro 120 paraqitje dhe shënoi 49 gola.