Shefja e zyrës administrative së Veriut, Adriana Hoxhiq, sot është emëruar Ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal nga Kryeministri, Ramush Haradinaj.
“Sot emërova Adriana Hoxhiq, ministre të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila shquhet për angazhimin e saj për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës”.
“Është i njohur gjerësisht kontributi i saj në krijimin e urave të komunikimit dhe mirëbesimit ndërmjet komuniteteve të Kosovës”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Emërimi i Hoxhiq erdhi disa ditë pasi Haradinaj shkarkoi nga kjo pozitë ish-ministrin e Administrimit i Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, njofton Klan Kosova.
Shkak për shkarkimin e Todosijeviqit u bën deklaratat e tij ku i quajti shqiptarët terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut të imagjinuar.