Stokholm, 14 mars – Aktivistja suedeze për mbrojtjen e mjedisit jetësor Greta Tunberg është nominuar për Çmimin Nobel për paqe, falënderim i aktiviteteve të saj për luftë kundër ndryshimeve klimatike.
Tre deputetët norvegjez e propozuan aktivisten 16-të vjeçare, të cilën revista “Tajms” e shpalli si një nga adoleshentet më me ndikim për vitin 2019, për Çmimin Nobel për paqe.
“E nominuam Gretën sepse kërcënimi nga ndryshimet klimatike mund të jetë një nga arsyet më të rëndësishme për luftë dhe trazira”, theksoi parlamentari Fredi Andre Uevstegard.
Ai shtoi se lëvizjen e madhe të cilën Greta e filloi është “kontribut shumë i rëndësishëm për paqen”.
Tunberg është nominuar para mbajtjes së grevës globale kundër ndryshimeve klimatike, i cili është paralajmëruar për nesër. Protesta është inspiruar nga lëvizja e saj studentore “E premtja për të ardhmen”, dhe është organizuar me qëllim që të zbatohet aksion për parandalim të ndryshimeve të mëtutjeshme klimatike dhe ngrohjes globale.