Callum Hudson-Odoi është bërë një nga adoleshentët më të paguar në botë pas nënshkrimit të kontratës së re me Chelsea-n. 18-vjeçari ka pranuar të qëndrojë në “Stamford Bridge” për pesë vitet e ardhshme në bazë të një marrëveshje nga e cila do të përfitojë nga 180 mijë deri 200 mijë paundë në javë. Kontrata e re e bën Hudson-Odoi një nga futbollistët nën 20 vjeç me pagën më të larë në planet.
Hudson-Odoi është në prag të rikthimit në fushë pas një periudhe të gjatë riaftësimi për shkak të dëmtimit të tendinës së Akilit në muajin prilli.
“Është një ndjenjë e mahnitshme,” tha Hudson-Odoi në faqen klubit. “Ka qenë një pritje e gjatë, por është kryer dhe unë jam me të vërtetë i lumtur për këtë. Kam qenë lojtar i Chelsea-t që kur isha tetë vjeç dhe ky është klubi i duhur për mua. Dua të ngre sa më shumë trofe, të fitoj sa më shumë ndeshje dhe të kontribuoj me sa më shumë gola.”