Adnan Ruahani-Adi, është muzikant e këngëtar i njohur, që prej vitesh është prezent në skenën e muzikës vendore.
Ai, bashkë me të shoqen, këngëtaren e afirmuar Fatime Hajzeri-Ruhani, janë ndër yjet e muzikës popullore në listën e më të kërkuarve e angazhuarve.
Dyshja që janë edhe bashkëshort e edhe bashkëpunëtor, ndër vite kanë ardh me projekte interesante. Ata, përbëjnë një nga duot e mirënjohura tashmë.
E, tani Adi sapo e ka lansuar një këngë solo, ku bashkëshortja e tij bukuroshe është kryefjala e projektit.
Kënga e Adnan Ruhanit me titull “Sytë e mi” është dedikim special për gruan e tij. Ai, në këtë këngë që është rrëfim personal, tregon se si është ndjerë kur e ka parë për herë të parë Fatimen.
Teksti i kengës është shkruar nga Valmir Delija, ndërkaq orkestrimi është bërë nga Armend Mustafa.