ADN tregon si jetohet më gjatë

Çdo vit kushtuar dijes dhe edukimit, si mendor ashtu edhe fizik të zgjat jetën. Një grup shkencëtarësh kanë analizuar ADN e qindra-mijëra personave në përpjekje për të kuptuar se çfarë na zgjat jetën dhe çfarë jo. Instituti Usher, pjesë e Universitetit të Edinburgut ka analizuar ADN e më shumë se 600 mijë personave. Në eksperimentin masiv janë përfshirë konsumues alkooli, cigareje, persona që bëjnë një jetë të shëndetshme dhe të kujdesshme si dhe persona mbipeshë. Studiuesit analizuan genet e ADN për të kuptuar se çfarë shkaktonte varësinë ndaj një produkti të dëmshëm për shëndetin tonë dhe çfarë jo. Sipas tyre, si duhanpirja, konsumi i alkoolit apo konsumi i tepruar i ushqimit janë rezultat i një mutacioni të ADN-së. Shkencëtarët e Institutit Usher kanë bërë edhe një përllogaritje. Sipas tyre, çdo kilogramë mbipeshë në trup, shkurton 2 muaj jetë dhe një paketë cigare në ditë, shkurton shtatë vite.  Studimi ka nisur prej disa vitesh në grupmosha të ndryshme dhe është ende në vazhdim.