Shkup, 12 dhjetor – NATO-ja e vlerëson avancimin e jashtëzakonshëm të Maqedonisë dhe shpresojmë se në një të ardhme të afërt do t’u dëshirojmë mirëseardhje si aleati i 30-të në Aleancën Veriatlantike, deklaroi sot komandanti i Komandës së Bashkuar të forcave aleate në Nepoli, admirali Xhejms Fogo, pas takimit me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.
Ai shfaqi bindje se përkushtimi i 29 vendeve të tjera aleate në NATO nda sigurisë kolektive, do ta avancojë stabilitetin edhe të Maqedonisë.
“Herën e fundit isha në Maqedoni në vitin 2004. Atëherë vizioni juaj për vendin tuaj që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s dhe besojmë se koha për këtë do të vijë. Në Shkup NATO-ja ka Zyrë për ndërlidhje e cila ngushtë bashkëpunon me autoritetet tona, është formuar në vitin 2002 dhe jep këshilla në procesin e përgjithshëm për anëtarësim fuqiplotë në Aleancë, theksoi Fogo.
Komandanti i Komandës së Bashkuar të forcave aleate në Napoli ka shprehur falënderim edhe për kontributin e forcave të Maqedonisë në Afganistan.
“Reputacioni i forcave tuaja gjithmonë është në nivel të jashtëzakonshëm, dhe gjithmonë është mirë të jeni e operacioneve dhe misioneve tona të NATO-s jashtë vendit. Me kënaqësi e dëgjova faktin se mendoni për rritjen e kontributit tuaj me forca në Afganistan apo ndoshta në një vend tjetër në botë”, tha admirali Fogo.
Shekerinska ka shprehur falënderim në mbështetjen e vazhdueshme ana ana e NATO-s në procesin e planifikimit të realizimit të reformave në mbrojtje.
Ministrja e Mbrojtjes shfaqi bindje se në fillim të vitit 2019 Maqedonia do të jetë në tryezën bashkërisht me forcat aleate të NATO-s, ndërsa menjëherë pastaj me proces të ratifikuar të përfunduar me sukses do të jemi edhe anëtarja e 30-të e Aleancës.
“Vizitën e admiralit Fogo e shohim edhe si një shprehje të mbështetjes të cilën NATO-ja e jep në procesin e integrimit të Maqedonisë në aleatin më të fuqishëm ushtarako-politik. Maqedonia ka treguar se ka kapacitet për kontribut edhe në komandat e Aleancës edhe atë me dy elemente të shtabit në komandën në Napoli. Sot sërish biseduam që të sigurojmë prani të oficerëve tanë të shtabeve në komandën në Napoli gjatë vitit të ardhshëm”, tha Shekerinska.
Theksoi se në komandë përgjegjëse për forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR), Maqedonia me përkushtim të njëjtë si edhe deri më tani do të vazhdojë ta japë të gjithë mbështetjen e forcave të cilat edhe deri më tani kanë transituar nëpër Maqedoni, si dhe gatishmëri për mbështetje operative të forcave të KFOR-it me oficerë të shtabeve nga ARM-ja, që do të paraqesë kontribut ndaj NATO-s dhe shans për përforcimin e bashkëpunimit rajonal.
Theksoi se Maqedonia e vazhdon dhe e përforcon praninë dhe pjesëmarrjen e vet në misionin “Mbështetje Vendimtare” në Afganistan, sepse fuqimisht beson në vlerat e Aleancës, ndërsa kjo është se paqja, stabiliteti dhe siguria në botë ndikojnë pozitivisht në çdo vend.